Sofratikë, Kokëdhima mbledh strukturat e PS-së në minoritet
Pas takimit të zhvilluar mbrëmë në Libohovë me qytetarë dhe struktura të PS-së, koordinatori i rajonit të jugut, Koço Kokëdhima shkoi sot në mesditë në Dropull. I shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë socialistë dhe zyrtarë lokal, Kokëdhima po diskuton për zgjedhjet në PS dhe anëtarësimet e reja.
I pranishëm në takim është edhe Dhimitraq Toli, koordinatori i PS në Dropull, për të cilin mediat raportuan para pak kohësh se ai është njëkohësisht edhe kreu i partisë “Mega”. Por nga koordinator, pritet që Toli të zgjidhet kryetar i PS-së në Dropull.
Takimi po zhvillohet në fshatin Sofratikë. Zgjedhjet e delegatëve të Gjirokastrës, Libohovës e Dropullit, për në Kongresin e PS-së, janë parashikuar të zhvillohen më 26 shkurt. Në zgjedhjet e fundit lokale PS në Dropull u rendit forcë e katërt me rreth 700 vota.
|Libohova Online|