Sondazhi i “Newsbomb” për Bashkinë Libohovë/ 74% kundër Çomos, 17% kundër Mandit

SondazhiDalin rezultatet e para të sondazhit të Newsbomb.al për kandidatët e bashkive.  Sa I përket Bashkisë Libohovë, për kandidatin e djathtë Altin Çomo, 26% e votuesve e kanë mbështetur, ndërsa 74% nuk kanë qenë dakord me kandidaturën e tij.

Për kandidatët e koalicionit të majtë, Kristaq Jorgaqi është mbështetur nga 77% e votuesve, Luiza Mandi nga 17% e votuesve, ndërsa 6% e votuesve s’kanë qenë dakord me asnjë prej tyre.

Sondazhi i Newsbomb.al ka vlerë vetëm për njohjen e pëlqueshmërisë së votuesve online për kandidatët dhe nuk ndikon drejtpërdrejt në përzgjedhjen e kandidatëve nga partite.

Sipas këtij portal, këto ditë ka patur edhe përpjekje për të hakeruar sistemin për kandidatët e e Gjirokastrës, Vlorës, Libohovës dhe Sarandës, por që janë frenuar nga specialistët e IT të Neësbomb.al