Sot 1 vjetori i ekstremistit Kacifas në Dropull, ndalohen 13 shtetas grekë në Kakavijë
October 26, 2019
Janë ndaluar 13 shtetas grekë në kufirin e Kakavijës për të hyrë në territorin shqiptar për ceremonialin e 1 vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifas.
Në 24 orët e kaluara kanë hyrë në territorin shqiptar 2700 automjete vetëm përmes kufirit të Kakavijës.
Prej disa ditës janë marrë masa të forta sigurie për ndalimin e hyrjes së ekstremistëve grekë ose shtetas të shpallur non grata në Shqipëri për të shmangur çdo lloj incidenti.
Sot është parashikuar që në kishën e fshatit në Bularat të mbahet një meshë.