Sot ceremonia në Dropull për 6 muajt e ekstremistit Kacifas, ndalohen 9 shtetas grekë në Kakavijë
Nëntë persona, shtetas grekë janë ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kakavijes. Ata kishin mbërritur në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 6 muajve të vrasjes së ekstremistit Kostandin Kacifas në Bularat.
Burime nga policia e Gjirokastrës thonë se u është refuzuar hyrja për në Shqipëri 5 personave të cilët akuzohen për prishje të qetësisë publike gjatë ceremonisë së varrimit të Kacifasit gjashtë muaj më parë, ndërsa 4 prej tyre nuk kanë argumentuar hyrjen në territorin shqiptar.
Policia kufitare prej natës së mbrëmshme ka përforcuar masat në kufi ne qëllim ndalimin e personave me precedentë dhe potencial për trazira. Deri tani situata paraqitet e qetë, ndërsa mesha përkujtimore do të zhvillohet në orën 11:00 në kishën e Shën Athanasit.