Spitali i Gjirokastrës ku thërret qameti. Lagështi nëpër mure, mungojnë specialistët, mjekët në prag pensioni (FOTO)

Në 24 spitale të qyteteve kryesore të vendit prej vitesh kanë mungesë të theksuar të mjekëve specialist. Ky fenomen ndeshet kudo në vend. Fiks Fare e ka evidentuar këtë situatë dhe pasqyruar realitetin e dhimbshëm që bie në “kurriz” të qytetarëve. Këtë e konfirmojnë edhe drejtorët e spitaleve, ku përmes kamerave të emisionit “Fiks Fare” kërkuan të ngrihet ky shqetësim.

Mungesa e specialistëve në Spitalin e Gjirokastrës dhe kushtet e mjerueshme në të cilat gjendet godina e kanë vështirësuar dhënien e ndihmës shëndetësore për banorët e qarkut të Gjirokastrës. Drejtori i Spitalit “Omer Nishani” shpjegon se prej vitesh ka mungesë të mjekëve specialistë si dhe një sërë problemesh të tjera. Shumë prej bluzave të bardha janë në prag të pensionit ndaj sipas Dr.Përparim Muços është e vështirë të gjesh mjek të rinj.” Vuajmë prej vitesh për mjekë. Kemi vetëm një mjek reanimator dhe nuk kemi kirurgë. Edhe një që kemi është në prag të pensionit” shprehet Muço.Drejtori i spitalit shpjegon se edhe specialitetet e tjera janë në mungesë, pasi ka vetëm një pediatër, neonatolog , okulist dhe ortoped. Sipas tij gjendja nuk është e mirë prej vitesh dhe mungesat në specialist sa vijnë dhe shtohen.

“Kemi nga një mjek për specialitet, ndërkohë duhet me urgjencë një ortoped, pasi dy që kemi kanë ikur për specializim jashtë vendit. Ishallah kthehen!” përfundon ai. Spitali veç mungesës së stafit është në gjendje të mjerueshmë. Lagështia ka pushtuar tavanë e mure, ndërsa tualetet janë kthyer në vatra infeksioni.

Spitali edhe pse është rikonstruktuar 9 vjet më parë më 26 qershor të vitit 2009, sot duket sikur mbi të nuk është vënë dorë kurrë. Asokohe Ministria e Shëndetësisë investoi 123 milion lekë për godinën dhe blerjen e paisjeve të reja, por aktualisht ky institucion shëndetësor është në gjendje të mjerueshme . Nëndrejtori i spitalit, Roland Karalli shprehet se tashmë në institucion çdo gjë ka dalë jashtë përdorimit. “Lagëshita ka pushtuar muret e dhomave, koridoret e gjithçka. Sistemi i ngrohjes ka dalë jashtë funksionit vetëm tre kaloriferë punojnë në të gjithë godinën” pohon Karalli. Ai shton se institucioni shëndetësor ka mungesë shtretërish dhe pacientët detyrohen të marrin me vete çarçafë e batanije në spital. Një tjetër problem mbetet edhe higjena, banjot kanë dalë jashtë funksionit dhe ka mungesë edhe në stafin e sanitareve. ” Duke qenë një spital rajonal i cili ka fluks pacientësh, duhet të kishte një numër më të madh sanitaresh, po do ishte e nevojshme të kishte edhe më shumë staf” përfundoi ai.

21687539_517439811964062_118688837934323166_n

24774932_517439871964056_6643496508009186895_n

24796252_517439905297386_6844016618678507579_n

24796279_517439931964050_2240145142316630158_n