Statistikat për 2017, ulet numri i vrasjeve në Gjirokastër
2017 cilësohet pa asnjë dyshim si viti historik në këto 3 dekada, sa i përket numrit më të ulët të vrasjeve. Këtë vit numri i vrasjeve ra në 50, nga 71 që ishte në vitin 2016. Në vitin 2010, kur ministër i Brendshë ishte kreu aktual i opozitës Lulzim Basha, ndodhën 118 vrasje. Në 2013 kur PD la pushtetin ndodhën 107 vrasje. Duke iu referuar shifrave të Policisë së Shtetit rezulton se për vitin që lamë pas, Berati ishte qarku më paqësor në fushën e krimeve të rënda, pasi nuk pati asnjë vrasje.
Tirana si qarku me numrin më të lartë të banorëve në Shqipëri, këtë vit shënoi 9 vrasje, ose 50% më pak se 2016. E veçanta e këtij viti është se gjithë ngjarjet janë zbardhur dhe autorët janë vendosur përpara drejtësisë. Kjo dëshmon një angazhim dhe një performancë të lartë të punës së Policisë së Tiranës. Pavarësisht se Elbasani nuk është një qytet pa probleme, sidomos përplasjet mes dy grupeve kriminale rivale ‘Çapaj’ dhe ‘Çela’, në këtë qark për vitin 2017 është shënuar vetëm 1 vrasje, ndërkohë që një vit më parë ndodhën 6 të tilla.
Për vitin 2017 qarku më problematik në Shqipëri mbetet Vlora me 12 vrasje, disa prej tyre ende pa autor.
Një ulje në krahasim me vitin 2016 në numrin e vrasjeve kanë patur edhe qarqet e Korçës, Fierit, Shkodrës, Lezhës dhe Gjirokastrës. Vetëm pak ditë më parë një studim i ‘Numbeo’ renditi Shqipërinë në vendin e 211 nga 327 vende në botë, përsa i përket indeksit të krimit. Krahasuar me një vit më parë, Tirana ka dalë nga zona e kuqe e rrezikut të krimit dhe tashmë është shënuar me ngjyrë të verdhë