‘Stolitë e Antigonesë’, hapet sezoni turistik në Parkun Arkeologjik (FOTO)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve është hapur sezoni turistik në qytetin antik të Antigonesë. Aktiviteti i përvitshëm nën titullin ‘Stolitë e Antigonesë’ mblodhi bashkë shumë njerëz nga zona përreth. Të pranishëm ishin edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe deputeti Flamur Golemi. Drejtori i parkut, Shkëlqim Guçe tha se janë bërë një sërë ndryshimesh për këtë sezon turistik, duke filluar me vendosjen e tabelave orientuese, ndërsa po punohet për kryerjen e sondazhit përfundimtar për gjetjen e teatrit antik.
Sa i përket vizitueshmërisë në këtë park, Guçe tha se krahasuar me një vit më parë kemi dyfishim të numrit të turistëve. Parku Arkeoligjik i Antigonesë është një destinacion i rëndësishëm në jug të vendit. Antigonea si qytet antik lindi nga dashuria, si dhuratë e mbretit Piro për bashkëshorten, dhe u shkatërrua nga urrejtja romake.