Studentët denoncojnë emrat e pedagogëve të korruptuar, në listë edhe dy pedagogë të Gjirokastrës. Marrin 200 euro për një provim
Për ditën e tretë radhazi studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me përgjysminin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve. Një student me megafon lexoi emrat e pedagogëve që ata i denoncojnë se marrin lekë për provimet. Madje ngjitur me emrin ata kanë vendosur dhe shifrën që duhet paguar që varion nga 100- 1000 euro.
“Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë” – therrasin studentet. Në listë janë edhe dy pedagogë të Gjirokastrës, Kristaq Kikina e Shkëlqim Hidri, që sipas studentëve marrin 200 euro për një provim. /Ora News
Ja emrat e petagogëve
Thanas Xhillari 500-1000 euro FSHN
Petro Zoto 150 mij lekë derni në 2 mungesa
Andon Kume 1500 euro lënda UAMD Durrës
Universiteti Arteve 4000 mij euro fitim konkursi
Gasper Kokaj 250 euro provimi Juridiku Shkodër
Kristaq Kikina 200 euro petagog Gjirokastër
Shkëlqim Hidri 250 euro Gjirokastër
Arben Bocari UBT 100 mij lekë provimi i matematikës
Nirvana Shkelzeni 300 euro 2 provime në Elbasan
Uk Bucpapa 50 mij lekë Gjuhët e Huaja
Arjana Fejzo 5000 lekë për të kaluar UBT
Kledi Xhaxhiu 500 euro kimia FSHN
Alketa Lame 150 euro kimia FSHN
Sabri Hoxha 100 euro provimi te mjekësia