Të dyzetat e Kacifasit në Bularat, motra e ekstremistit akuzon Shqipërinë: Në Dropull po bëhet terror, prokuroria kërkon të zbulojë kush pagoi për varrimin (VIDEO)
Afrimi i 40 ditëshit të Kostandinos Kaçifasit dhe organizimet greke, kanë bërë që familja e ekstremistit të nisë akuzat dhe të rritë sërish tensionet në Bularat. Këtë herë mediat greke kanë intervistuar motrën e Kaçifasit. Ermioni Kaçifasi akuzon shtetin shqiptar se gjoja nuk ndihet mirë as me kujtimin e vëllait të saj.
‘Ata kanë frikë nga kujtimi i vëllait tim’, është shprehur ajo. Ndërsa ajo ka treguar se drejtësia shqiptare vazhdon ta marrë në pyetje për varrimin e vëllait të saj. Sipas motrës së Kacifasit, banorët e Bularatit po terrorizohen nga autoritetet shqiptare të cilat i marrin në pyetje për të zbuluar se kush e pagoi varrimin e 35-vjecarit.
‘Prindërit e mi janë të shqetësuar e të tmerruar për atë që po na ndodh’ ka thënë Ermioni Kaçifasi.