Të dyzetat e Kacifasit në Bularat, ndalohen në Kakavijë rreth 200 grekë
Rreth 200 shtetas grekë janë ndaluar të hyjnë në Kakavijë për të marrë pjesë në meshën për të 40-tat e Kostandin Kaçifas. Në mesin e tyre janë dhe persona që janë shpallur nga Shqipëria non grata. Mesha është caktuar të mbahet në orën 11:00 në fshatin Bularat të Gjirokastrës
Dje autoritetet shqiptare ndaluan hyrjen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të një gazetari grek. Gazetarit Panajotis Savidis, i cili punon për gazetën greke “Protothema”, i është komunikuar se është person non grata në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të hyjë në territorin shqiptar. Gjithashtu i është refuzuar hyrja në doganën e Kakavijës 4 shtetasve grekë.
Gjithashtu bëhet me dije se të gjitha pikat e kalimit kufitar, policia ka shpallur listën me 52 shtetasit non grata.
Kostandin Kacifas u vra nga RENEA më 28 tetor 2018 gjatë përleshjeve me efektivët e forcave, pasi qëlloi ndaj këtyre të fundit, ndërkohë gjatë ceremonisë së varrimit pati thirrje ekstremiste anti shqiptare.