Të dyzetat e Kacifasit, shihni se si merret zvarrë në Kakavijë ekstremisti grek (VIDEO)
Është publikuar videoja, që tregon momentin e ndalimit të një shtetasi grek sot në Gjirokastër, pasi ishte pjesë e listës së personave të padëshiruar. Nga pamjet shihet qartë kundërshtimi qe greku i ka bërë uniformave blu.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur po mbaheshin homazhet për ceremoninë përkujtimore të 40 ditëve pas vrasjes së Kostandinos Kacifas në Gjirokastër. Për të shmangur incidente të mundshme, policia kufitare ka ndaluar mbi 200 persona, mes tyre dhe 3 gazetarë, një pjesë e të cilëve ishin të armatosur dhe kishin plan të ‘hidhnin në erë’ Bularatin.
Paralelisht me këto zhvillime, kishte edhe protestë përpara konsullatës greke në Gjirokastër. Edhe atje nuk u shmangen incidentet, kur një person kërkoi të ndërhyjë në protestë. Banoret kërkuan largimin e tij, duke pretenduar se ishte i infiltruar grek.