Të dyzetat në Bularat, flet nëna e Kacifasit: Nuk e dija se kisha lindur një trim. Do vras Edi Ramën
December 8, 2018

Nëna e minoritarit grek të vrarë nga forcat RENEA, ka lëshuar një deklaratë të fortë. Në qendër të Bularatit, ajo ka dalë me flamurin grek në dorë ku i ka premtuar të birit se do t’ja merrte ajo hakun.
“Do të bëhem si Xhaveli. Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Psë ma vrau djalin? Nuk e dija që kisha lindur një trim të tillë. Ne duam drejtësi. Të çohem 10-15 si ti të pastojnë vendin. Do të ta marr unë gjakun biri im”, tha Vasilia.