Të krishterët festojnë sot ditën e Shën Mërisë
August 15, 2015
Sot të gjithë besimtarët ortodoksë në Shqipëri festojnë ditën e Shën Mërisë. Festime për këtë ditë të shënuar në kalendarin e krishterë ka edhe në fshatrat e Gjirokastrës, Libohovës dhe në Dropull ku jetojnë kryesisht ortodoksët.
Në ditën e Shën Mërisë besimtarët ortodoksë festojnë duke përgatitur ëmbëlsira e uruar për begati e harmoni, si dhe ndjekin liturgjitë e shenjta në kisha.
Festa e Shën Mërisë është për të përkujtuar vdekjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Krishtit. Libohova Online uron të gjithë besimtarët, gëzuar këtë ditë të shenjtë./Libohova Online.