Të shtunën përkujtohet 74-vjetori i Çlirimit të Libohovës, merr pjesë edhe ministrja Kumbaro
February 8, 2017
Të shtunën më 11 shkurt do të përkujtohet 74 vjetori i Clirimit të Libohovës prej pushtuesve nazifashistë.
Me të këtë rast është parashikuar të zhvillohen homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit, ndërsa më pas nxënësit kanë përgatitur një program festiv.
Pritet që e pranishme të jetë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe autoritete të tjera të pushtetit lokal.