Tenton vetëvrasjen në burg një nga të arrestuarit në Lazarat
June 29, 2015
Tenton vetëvrasjen në burgun e Bënçës në Tepelenë Edmond Boci, një nga të arresturit e policisë në Lazarat në operacionin e një viti më parë.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore. Mesohet se Boci tentoi te priste damarët me mjete të mprehta. Nuk dihen ende arsyet që e shtynë drejt këtij akti.
Arrestimi i tij u bë për kultivim të bimëve narkotike, por edhe për kundërvënie ndaj policisë me armë zjarri.
Edhe pse gjendej në burg, emri i tij u përfshi edhe në listën e shpallur nga policia pak ditë më parë pas sulmit ndaj RENEA-s, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tjerë të tij.