Tepelena e “Lazaratizuar”, asgjësohen 4 parcela të tjera me kanabis
July 16, 2015
Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të teritorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë orëve të mbasdites së ditës së djeshme , kanë asgjesuar 3150 rrënjë bimë narkotike e llojit cannabis sativa.
Lenda narkotike ishte kultivuar midis fshatit Dorëz dhe lumit Vjosë.
Ajo ishte mbjellë në 4 parcela. Policia po punon për idenftifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Gjirokastrës.