Tepelenë, policia ndalon dy persona për vjedhje dhe plagosje me dashje
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Edmond Papa, 36 vjeç, banues në Memaliaj, person i shpallur në kërkim për vjedhje, si dhe ka arrestuar një shtetas tjetër për plagosje me dashje.
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit informon se rreth orës 17:00 të së shtunës në lagjen nr.3, Memaliaj, shtetasi Edmond Papa për motive të dobëta, ka qëlluar me grushta e mjete të mprehta, shtetasin H.S, 49 vjeç, banues në Memaliaj, i cili është jashtë rezikut për jetën në spitalin rajonal Gjirokastër.
Gjithashtu, si rezultat i intensifikimit të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë në këtë rreth, si dhe kapjen e personave në kërkim, Komisariati i Policisë Tepelenë ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Panajot Meta, vjeç 34, banues në fshatin Gusmar Tepelenë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale të “Vjedhjes”. Ky shtetas ka vjedhur tubacionin e linjës së gazsjellësit Delvinë -Ballsh.