Tërmetet dhe erozioni, shembje në muret anësore të Kalasë së Gjirokastrës
October 26, 2016
Ditët e fundit një pjesë e mureve anësore në Kalanë e Gjirokastrës janë shembur.
Erozioni ndër vite, por edhe lëkundjet nga tërmetet javët e shkuara duket të kenë qenë shkaqet.
Shembja ka ndodhur në pjesën jugore të kalasë. Me frikë jetojnë edhe banorët e lagjes “Pazari i Vjetër”, që kanë shtëpitë poshtë kalasë.
Drejtoria Rajonale Kulturës Kombëtare pritet që të ndërhyjë në ditët e ardhshme.