Testimi, gjysma e nxënësve të fillores nuk dinë shkrim e llogari

159073Është shokues rezultati që ka arritur të nxjerrë Agjencia Kombëtare e Provimeve pasi ka testuar nxënësit e klasave të treta, të katërta dhe të pesta në vend.

Sipas raportit të publikuar nga AKP-ja më shumë se gjysma e nxënësve të klasave të treta të katërta e të pesta që i janë nënshtruar këtij testi rezulton se nuk dinë të shkruajnë e të zgjidhin probleme matematikore.  

Gjeometria eshte nje nga pikat ku nxënësit kanë hasur më së shumti veshtiresi.
 
Konkretisht të ndarë sipas klasave respektive rezulton se:
 
Nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt në masën 25% kanë vështirësi të theksuara në marrjen e notës kaluese për shkak se nuk dinë të lexojnë në gjuhë dhe si pasojë e kësaj nuk mund as të kuptojnë drejt pyetjet e matematikës.

Në pyetjen e formimit të një eseje 24.11% e nxënësve të testuar nuk ka shkruar asgjë ose ideja që ata janë përpjekur të komunikojnë ka qenë e paqartë për të marrë pikë.
31.17% e nxënësve kanë marrë vetëm 1 pikë në këtyë pyetje, që do të thotë se tek ata vihet re një përpjekje minimale për të dhënë një ide, 
gjë që vihet re edhe në paqartësinë e asaj që duan të shprehin, janë të paorganizuar dhe teksti i shkruar përmban shumë gabime drejtshkrimore apo i përdorin gabim shenjat e pikësimit.
 
Vetëm 21.66% e tyre kanë marrë pikët maksimale për këtë pyetje.

Sipas AKP shifra e atyre që kanë marrë pikët maksimale është e ulët, po të kemi
parasysh se qëllimi i lëndës së gjuhës shqipe është që t’i aftësojë nxënësit të formojnë dhe të shprehin idetë e tyre në lidhje me tema të caktuara dhe jo thjesht të mbartin disa aftësi mekanikeqë shfaqen vetëm në zgjidhje ushtrimesh, sipas një mënyre të mësuar përmendësh.

Dobësitë më të mëdha paraqiten në njohuritë gjeometrike dhe në zgjidhjen e këtyre problemave.
 
 
Rezultate të përgjithshme
 
Sipas rezultateve të përgjithsme të testit AKP-ja ka vlerësuar se nxënësit e kësaj grupmoshe janë të aftë të dallojnë fjalinë dhe llojet e saj. Një pjesë e konsiderueshme e nxënesve dinë të krijojnë fali, të identifikojnë informacioni e duhur në tekst, të gjejnë cilësi të personazheve, të gjejnë kryefjalën.

Përsa i përket matematikës nxënësit kanë informacion për kryerjen e veprimeve si mbledhje, zbritje, shumëzim, rrumbullakosin dhe shkruajnë numrat me fjalë. Në lëndën e diturisë së natyrës nxënësit munden të dallojnë njësitë bazë të matjeve, të dallojnë objektet në varësi të lëndës që i përbën ata.
 
Gjeometria temat më të vështira për tu kapur nga nxënësit
 
Vështirësitë më të mëdha nxënësit e këtij targetgrupi i kanë hasur në arsyetime, ekuacionin, pjesëtimin dhe mënyrën si e strukturojnë gjetjen e zgjidhjes së problemës, shtrimin e problemës me 2 ose 3 veprime. Rreth 63% e nxënësve pothuajse nuk e kanë zgjidhur problemin e dhënë në testim. Probleme po ashtu janë hasur në dhënien e përfundimeve, gjetjen e mesazhit të pjesës, një mbyllje ndryshe të fragmentit letrar të dhënë si dhe dallimin e gjinisë letrare. Në rubrikën “Të shkruajmë” kjo është një nga pyetjet, kur në të dy klasat pra në klasën e 3 dhe 5, nxënësit kanë shfaqur probleme serioze në zgjidhjen e tyre.