Testimi për mësues, Gjirokastra në vendin e dytë… nga fundi
January 14, 2015
Qarku i Gjirokastrës është i dyti në rang kombëtar me rezultatet më të dobëta në testimin “Mësues për Shqipërinë”. Kandidatët nga ky qark që konkurruan për të filluar punë si mësues, kanë marrë shumë pak pikë. Rezultatet më të dobëta janë vërejtur në profilin shkencor, aq sa mezi ka dalë fitues një mësues i Matematikës në rang qarku.
Në total për Gjirokastrën kanë konkurruar mbi 250 kandidatë për mësues. Qarku më i dobët në rang vendi doli Elbasani, ndërsa me rezultate më të mira ka dalë Tirana, Fieri dhe Lezha. Në provimin kombëtar “Mësues për Shqipërinë”, morën pjesë, 5271 mësues në 25 profile. Vlerësimin pozitiv e morën vetëm 2082 kandidatë, pra 40% e tyre.