The Guardian: Rrezikon sanksione disiplinore edhe Shqipëria
UEFA ka hapur çështje disiplinore ndaj Serbisë dhe Shqipërisë mbi dhunën e shfaqur në ndeshjen e djeshme në Beograd.
Vendimi i organeve pritet të merret të enjten e 23 tetorit. Lajmi është konfirmuar nga delegati i UEFA-së, Hari Bin i cili thekson se organi më i lartë i futbollit evropian do të hapte një çështje disiplinore për të dyja përfaqësueset.
UEFA ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të marrë vendim për ndeshjen e ndërprerë Serbi – Shqipëri.
UEFA ka filluar të mbledh materiale për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, pasi tifozët serbë u futën në terren dhe sulmuan kuqezinjtë.
UEFA ka njoftuar se të dy ekipet do të kenë kohë një javë që të dërgojnë provat e tyre, derisa vendimi do të merret me 23 tetor.
“Shqipëria dhe Serbia kanë kohë shtatë ditë që ti dërgojnë provat e veta, para se UEFA të marr një vendim me 23 tetor”, thuhet në njoftimin e UEFA-s
Preztigjozja angleze “The Guardian” raporton se përveç Serbisë edhe Shqipëria rrezikon të përballet me sanksione të ashpra disiplinore.
Sipas kësaj gazete, ishte një vendim i përfaqësueses shqiptare për t’u mos kthyer në fushë, pasi u dhunua nga tifozë, lojtarë dhe përfaqësues të sigurisë, që çoi në pezullimin e ndeshjes.
Por duket se faktori kryesor që po merret në konsideratë është “flamuri i telekomanduar”, ndërsa tanimë të dyja përfaqësueset – thotë prestigjiozja britanike – mund të goditen me sanksione të rënda.