“The Simpsons” në SHBA, 10 min për flamurin dhe kulturën shqiptare
Flamuri shqiptarë tashmë po e shikojë të valvitet në të gjithë botën, në shfaqje apo në evenimente të ndryshme. Këtë herë, ai është ngritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një ndër serialet më të ndjekur atje “The Simpsons”, në pjesën 12 të sezonit 21 i cili i ka kushtuar vend edhe Shqipërisë.
“The Simpsons” është një format programi i animuar ku në thelb të tij ka satirën. Në 10 minutat që i janë kushtuar Shqipërisë, në skenë ka dalë një delegacion Olimpik shqiptarë, të cilët në duar mbanin flamurin kuq e zi dhe ishin të gjithë të veshur me kostumet popullore tradicionale shqiptare.
Ajo çka të bën përshtypje është fakti se në veshje nuk mungon asnjë detaj i traditës çka do të thotë se kostumografi që i ka veshur e njeh shumë mirë kulturën shqiptare.