Thirrje për ndihmë/ Nëna e re nga Gjirokastra me leuçemi akute, dhuroni fonde për t’i shpëtuar jetën: Irma duhet t’i shikojë vajzat e saj të rriten (FOTO)
Një nënë e re nga Gjirokastra është diagnostifikuar me leuçemi akute dhe ka nevojë për ndihmë që të kurohet jashtë vendit. 29-vjeçarja Irma Gërxholli qëndron e shtruar në QSUT në Tiranë, por trajtimi mjekësor është i kushtueshëm dhe i shtrirë për një kohë të gjatë. Ajo është nënë e dy vajzave, 5 dhe 1 vjeç. Familjarët në pamundësi për të përballuar kurimin e saj bëjnë thirrje për ndihmë nga kushdo që të mundet. Ata kanë hapur një llogari në GoFundMe për mbledhje fondesh.
“Sadopak ndihmë e juaja për ne është ndihmë e madhe, qe Irma ta kalojë këtë vështiresi dhe të shikojë vajzat e saj të rriten, që buzeqeshja e kësaj familje the rikthehet serisht.. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e familjarëve. Për të dhuruar ndihmën tuaj, KLIKONI KETU.