Thyen xhamin e BMW-së për ta vjedhur, arrestohen dy persona në Gjirokastër
May 12, 2016
Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve:
Muzafer Kotroçi, 32 vjeç, banues në Gjirokastër.
Elird Braja, 28 vjeç, banues në Gjirokastër.
Këta shtetas u arrestuan pasi shtetasi S.D, banues në Gjirokastër, ka bërë kallzim sepse shtetasit e mësipërm i ka parë duke thyer xhamin e automjetit të tij ‘’BMV’’ me targa AA171 GZ, duke tentuar ta vjedhin.
Materialet i kauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë’’ parashikuar nga nenet 134, 25 dhe 22 të Kodit Penal.