TID Gjirokastra zhvillon takimin e parë për promovimin e qytetit (FOTO)
#visitgjirokastra ka qenë kryefjala e takimit që mblodhi bashkë TID Gjirokastra, operatorë turistikë, përfaqësues të bizneseve turistike, të medias dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi mënyrat e pormovimit të Gjirokastrës dhe zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm. Takimi konkludoi me skicimin e një kalendari konkret aktivitetesh që synojnë të shtrihen përgjatë gjithë vitit e që pritet të konsolidohet në vijim.
Nuk munguan edhe idetë konkrete që kanë synim kryesor kthimin e Gjirokastrës në një destinacion atraktiv për turistët vendas dhe të huaj. Ndriçimi i kalasë gjatë fundjavës apo ndriçimi i disa banesave karakteristike që u mor përsipër të financohet nga vetë bizneset dhe operatorët turistikë, ishin vetëm dy prej ideve që do të shohin shumë shpejt dritën e realizimit.
Ka ardhur koha të zgjohemi e ta bëjmë Gjirokastrën destinacionin e dëshiruar për të gjithë. Takimi është i hapur për këdo që do të kontribuojë me idetë e veta konkrete për një Gjirokastër jo më si stacion tranzit të vizitorëve e turistëve.