Tjetër shpërthim me tritol në Lazarat. Kush qëndron pas atentateve?
March 23, 2015
Rreth orës 21:25, datë 22.03.2015 në hyrje të fshatit Lazarat, mbi vendin e quajtur Pularia , tek dera e lokalit të shtetasit A.T, është hedhur nga jashtë portës në oborr, para derës së lokalit një sasi lëndë plasëse eksplozive me fitil të ndezur.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë thyer xhamat e lokalit, si dhe dëme të tjera materiale. Nga shpërthimi nuk ka asnjë të lënduar .
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.