Trafikonte refugjatë, arrestohet 41-vjeçari nga Gjirokastra
July 12, 2018
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një tjetër person të përfshirë në trafikun e klandestinëve. Ai është shtetasi Perlat Seferi, 41 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në kufirin e gjelbërt shqiptaro–grek, u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke i’u dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit katër shtetasve të huaj nga Siria dhe Iraku.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.