Transportonte drogë me makinë, arrestohet ish-doganieri i Kakavijës
April 20, 2018
Policia ka arrestuar një ish-doganier të Kakavijës. Ai është 40-vjecari nga Mashkullora, Benard Hamzai, i cili u prangos nga policia e Durrësit teksa po transportonte drogë me makinë. Bashkëpunëtori i Hamzait ishte një oficer policie, që është shpallur në kërkim. Ish-doganieri jetonte mes Turqisë dhe Shqipërisë. Në Kakavijë ishte që prej vitit 2006 deri në vitin 2016. Arrestimi i tij është bërë ditën e enjte, në fshatin Thumanë. Nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.