Transportonte klandestinë, arrestohet 23-vjeçari nga Gjirokastra
September 26, 2018

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i Thimio Ceka, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ndihmuar me veprime konkrete, duke i’u dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit gjashtë shtetasve të huaj nga vendet e treta.