Trazirat në Lazarat, 19 të ndaluar nga policia, mes tyre edhe 2 gra. Ja komunikata zyrtare për ngjarjen

10719151_836402533057278_1936350835_nPolicia e Gjirokastres ka dale me nje komunikate zyrtare per ate qe ndodhi sot ne Lazarat. Me poshte po publikojme te plote reagimin e policise.

NJOFTIM PER SHTYP

Më datën 08.10.2014, rreth orës 13.30, rreth 50 deri në 60 nxënës të shkollës 9 vjecare në Lazarat, ku ndërmjet tyre ka pasur edhe nxënës të shkollës së mesme të bashkuar Muhamet Gjollesha Lazarat kanë shkuar në qëndër të fshatit Lazarat dhe menjëherë kanë filluar të gjuajnë me domate , vezë dhe më pas me gurë makinën e FNSH-së dhe punonjësit policisë të repartit të Fnsh-së që kryenin shërbim ne qëndër të fshatit Lazarat.

Nxënësit kanë fyer dhe ofenduar punonjësit e policisë duke kërkuar që policia të largohet nga fshati. Punonjësit e policisë të repartit të Fnsh-së nuk kanë reaguar por janë munduar ti qetësojnë nxënësit duke parë moshën e tyre.

Në ndihmë të grupit të FNSH-së, kanë shkuar dy patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër , Shefi i Rendit she Shefi i Polisë Kriminale dhe forca të tjera të Policisë.
Në momentin që forcat e tjera të policisë kanë mbritur në qendër të fshatit, nxënësit e shkollës Muhamet Gjollesha ku ndërmjet tyre u futën edhe gra me precedentë kriminale që në vitin 1998 kanë gjuajtur me armë mbi policinë, si dhe familjarë të të arrestuarëve që kanë kundërshtuar me armë policinë gjatë Operacionit antikanabis të zhvilluar gjatë muajit Qershor në Lazarat , kanë sulmuar me gurë forcat e policisë dhe automjetet e policisë.

Si pasojë e sulmit me gurë janë plagosur lehtë tre punonjës policie dhe janë dëmtuar dy automjete të policisë.

Nisur nga situata e krijuar në qëndër të fshatit në ndihmë të forcave të policisë janë nisur edhe forca të tjera të policisë .
Nxënësit dhe ata banorë që u përfshinë në sulmin me gurë ndaj Policisë janë shpërndarë dhe më pas situata është qetësuar.

Në qendër të fshatit Lazarat ka mbritur Zvderjtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për rendin deh Sigurinë Altin Qato për të menaxhuar dhe drejtuar veprimet që do kryehen në funksion të zbardhjes së ngjarjes së ndodhur.

Deri në këto momente janë shoqëruar 19 persona ndërmejt tyre dy femra dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ju bën thirrje prindërve të nxënësve të përfshirë në këtë ngjarje që të mbajnë fëmijët nën kontroll dhe të distancohen nga këto veprimeve antiligjore , pasi persona me precedent kriminal që u është cënuar dhe goditur interesi dhe veprimtaria e tyre kriminale po i përdorin nxënësit për qëllimet e tyre kriminale.

I bëjmë thirrje dhe kërkojmë bashkëpunimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale për verifikimin e integritetit të stafit petagogjik të kësaj shkolle , pasi Policia e Shtetit disponon informacione se disa prej mësuesëve të kësaj shkolle janë nxitës të këtyre veprimeve.

Garantojmë banorët e ndershëm të fshatit Lazarat se Policia e Shetit do jetë përherë prezent në këtë fshat dhe në cdo cep të teritorit të vendit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë dhe goditjen pa kompromis të veprimtarisë kriminale të cdo fushe e kudo që ajo do shfaqet.

Gjithashtu i bëjmë me dije komunitetit të Lazaratit dhe qytetarëve të ndershëm se Policia e Shtetit është e vendosur te ndëshkojë dhe të vërë përpara pergjegjsisë ligjore çdo individ, ose grup individësh , që nxisin dhe organizojnë veprimtari të kundraligjëshme.

Njëkohësisht ju kujtojmë se ligji vepron njëlloj edhe ndaj atyre që nën imunitetin e përfaqësimit politik apo të pushtetit nxisin apo organizojnë veprime kundër ligjit.