Tre të arrestuar në Tatimet e Gjirokastrës, një i shpallur në kërkim
September 5, 2015
Nga ana e Specialisteve te Sektorit Kunder Krimit Ekonomik e Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Andi Mëhilli, 33 vjeç banues në Gjirokastër; me detyre Pergjegjes i Sektorit te Verifikimeve ne terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore Gjirokaster.
Spiro Muço, 57 vjeç banues në Gjirokastër, me detyre Inspektor i Sektorit te vetifikimeve ne Terren ne Drejtorine Tajonale Tatimore Gjirokaster.
Gligor Kallavaresi, 32 vjeç banues në Gjirokastër, me detyre Inspektor i Sektorit te Verifikimeve ne Terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore ne Gjirokaster.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasia : A. Gaba, 29 vjeçe , banuese në Gjirokastër përkatësisht me detyrë Inspektore e Sektorit të Verifikimeve në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Gjirokastër.
Arrestimi i tyre u be pasi:
Në Këlcyrë, gjatë kontrollit të bërë në dyqanin e shtetasit K.Xh banues në Këlcyrë, keta punonjes kane shperdoruar detyren pasi nuk kanë mbajtur procesverbal konstatimi për gjetjen pa fatura të 230 paisjeve të ndryshme shtëpiake.
Materialet i kaluan Prokurorise Gjirokaster per vepren penale “Shperdorim Detyre”.