Tregu industrial i Gjirokastrës në kusht e jo normale mes bulevardit
September 1, 2015
Një pamje aspak normale e sidomos për një qytet si Gjirokastra e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore. A1 Report sjell një panoramë të tregut industrial në Gjirokastër ku aktiviteti kryhet në bulevardin kryesor në lagjen “18 shtatori”.
Kushte aspak normale për tregtim e ndërkohë tregtarët i bëjnë apel instancave përkatëse të kthejnë sytë edhe nga ata për gjetjen e një vendi me kushte më të mira ku të zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Kjo tablo nuk lë një shije të mirë as tek turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e gurtë.
Vazhdimisht ju është premtuar gjatë fushatave elektorale ngritja e një njësie shitjeje për ta, por kanë mbetur vetëm të tilla dhe asgjë nuk është konkretizuar.