Tregu në Gjirokastër, produkte mes pluhurit dhe insekteve (VIDEO)
Këtë herë do të ndalemi në Gjirokastër. Sikurse e shihni nga pamjet e A1Report çdo produkt konsumi e gjeni të shtrirë në këtë rrugicë. Tregtarët duken të kënaqur me shitjet, ata nuk shpenzojnë asgjë për aktivitetin e tyre, mjafton ta shesin atë, qoftë edhe të ndotur. Pluhuri, insektet dhe ekspozimi i mallit mes ndotjes nuk përbën shqetësim për ta. Tregtarët kërkojnë të sigurojnë para për familjet e tyre, pa u shqetësuar
As konsumatorët që zgjedhin këtë treg nuk duan t’ia dinë për cilësinë e ushqimit që fusin në organizmin e tyre. Ata nuk ngurrojnë të provojnë produktet në moment, produkte që pak më parë i kanë shijuar insektet.
Ngritja e një vendi të përshtatshëm për tregtimin e këtyre prodhimeve, është shqetësim për tregtarët që e paguajnë faturën për vendin njësoj si në një treg. Shqetësim është edhe konsumatorët, por ende jo për bashkinë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.