Tritan Shehu: Bëmë analizën e humbjes së PD në Gjirokastër. Do korrigjojmë gabimet!
Partia Demokratike në qarkun Gjirokastër ka përfunduar procesin e analizës për zgjedhjet e qershorit 2017. Të paktën sipas deputetit Tritan Shehu, i cili thotë se në këtë proces u pasqyrua një vendosmëri i lartë për të ecur përpara dhe për të korrigjuar gabimet. Ja çfarë shkruan Shehu:
Ne te gjitha deget e PD te Qarkut te Gjrokastres perfundoi procesi i gjere, disa mujor i analizes se punes, kryesisht e lidhur kjo me Zgjedhjet Politike te 2017-tes. U realizuan edhe mbledhjet perfundimtare te Kryesive te Degeve te Gjirokastres, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit. Kudo u tregua nje ndjenje e larte pergjegjesie, u perpunuan ide e mendime nga me te vlefshmet te ardhura nga te gjitha nivelet e strukturave, u pasqyrua nje vendosmeri per te ecur ne rrugen tone edhe duke korregjuar gabimet e mangesite e konstatuara. Faleminderit e bashke ne perpjekjet e ardheshme!