Tritan Shehu në Libohovë, takon simpatizantët e PD-së te zyra elektorale (FOTO)
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Tritan Shehu zhvilloi një takim në zyrën elektorale të demokratëve në Libohovë, si dhe u përshëndet me kalimtarë të rastit.
Ai kërkoi mbështetje nga libohovitët me votë në 25 qershor. Teksa publikon foto nga takimi, Shehu tregon për origjinën e tij nga Libohova dhe zotohet se do t’i kthejë këtij qyteti lavdinë e dikurshme.
Më poshtë postimi i tij i plotë dhe foto nga takimi.
“Ishte kenaqesi shume e madhe per mua qe isha dje ne Libohove,kete radhe si kandidat i Partise Demokratike per qarkun e Gjirokastres. Ne Libohove kam rrenjet e nenes sime.Ashtu si gjysherit e mi Sulo Bogdo dhe Shadije Bogdo Asllani (e cila ne tetorin e larget 1920 hapi shkollen e pare te femrave ne libohove,ku ishte dhe drejtoreshe e saj), kontribuan se bashku me shume familje te shquara libohovite per prosperitetin dhe mireqenien e saj .dhe une premtova perkushtimin tim maksimal per ti kthyer ketij qyteti lavdine e dikurshme”