Tritan Shehu përmirëson gjuhën shqipe, takohet me biznesin e vogël në Gjirokastër (FOTO)
June 8, 2017
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2017/06/19029368_1356588367729962_9043906855989231077_n.jpg)
Tritan Shehu dhe Mimza Çomo, dy kandidatët për deputetë të PD-së në Gjirokastër kanë zhvilluar sot takime me qytetarët dhe biznesin e vogël të lagjes “18 Shtatori”,
“Ndjeva një trishtim të madh, për varfërinë e shtuar, për taksat e ngritura, për rënien drastike të prodhimit dhe të shitjes së mallrave vendase. Zhvillimi ekonomik që propagandon “rilindja” në Gjirokastër, sikundër në të gjithë Shqipërinë është fiktiv dhe iluzor. Rilindja është bastion i oligarkisë, Republika e Re shtëpia e qytetarisë. Për ne, për Partinë Demokratike, i pari është qytetari”, shkruan Tritan Shehu në faqen e tij në Facebook, ku në dallim nga herët e tjera, nuk ka bërë asnjë gabim drejtshkrimor.