Tritan Shehu: Qeveria mbylli 18 shkolla në Gjirokastër. Rama: Mos mbroni klasat kolektive, janë një kancer që do ta operojmë
Deputeti i Gjirokastres, Tritan Shehu akuzon qeverine per mbylljen e 18 shkollave ne qarkun Gjirokaster. Denoncimi si Shehu kane bere edhe deputete te tjere te PD-se ne vend. Por atyre iu eshte pergjigjur kryeministri Rama, i cili akuzoi opoziten se po mbron klasat kolektive. Me poshte reagimi i Shehut dhe Rames.
Tritan Shehu
Ne Qarkun e Gjirokastres sot fillon mesimi me 18 shkolla me pak! Tragjike kjo! Nga keto 9 jane mbyllur ne Tepelene, 6 Permet e 3 ne Gjirokaster. Mbyllja e shkollave me largimin e tyre nga vend banimi i nxenesit, eshte nje nga faktoret qe thellon mos frekuentimin e rregullte, braktisjen, mos mbarevajtjen mesimore nga nxenesit. Kjo vecanerisht manifestohet ne nje realitet ku infrastruktura mungon apo eshte larg standarteve, transporti eshte ai qe dihet, kostot e tij jane te larta per ekonomite e varfera te banoreve. Ne keto kushte kur nuk eshte parashikuar as edhe nje mbulese financiare per transportin, ushqimin e nxenesve larg shtepive, ndonje organizim i pershtatshem publik per keto etj, nxenesi dhe mesimi largohen se tepermi prej njeri tjetrit, me pasoja te thella negative. Po te shtoj ketu edhe uljen e numerit te nxenesve nga eksodet masive te popullesise, si pasoje e gjendjes se mjeruar te familjeve ne fshatrat e ketij Qarku, tabloja behet tragjike, por e perputheshme me kete realitet te “epokes Rilindase”. Kjo eshte e verteta me te cilen po perballen femije, nxenes, te rritur, familje….
Edi Rama
“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë“