Tronditet Gjirokastra, tritol në garazhin e biznesmenit (FOTO)
January 25, 2019

Qyteti i Gjirokastrës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim tritoli. Shpërthim ka ndodhur pranë një banesë në lagjen ‘Granicë e sipërme’. Mësohet se lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur në një godinë 3 katëshe. Nuk ka patur dëme, përveç kangjellave të jashtme dhe xhamave të pallateve rrotull. Ende nuk ka informacion për rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërtesa ishte në pronësi të biznesmenit Ndërtim Muxhai.