Tronditet Gjirokastra, vrasje për konflikt pronësie
June 17, 2020
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gjirokastër. Mësohet se Andrea Xhavara, është vrarë me sende të forta nga Jano Koleta.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja mësohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të pronësisë mes dy personave.
Në konflikt e sipër, raportohet se Koleta ka qëlluar me mjete të forta rrethanore Xhavarën duke e lënë të vdekur në vend.
Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Labovë e Zhapês. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.