U paraqit me pasaportë greke të falsifikuar, kapet në Kakavijë 44-vjeçari
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:
Përparim Voda, 44 vjeç, banues Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Në datë 15.03.2017, në Gjirokastër është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe ka paraqitur një dokument identifikimi Grek me gjeneralitetet të shtetasit F.F, 42 vjeç, banues në Mursi, Sarandë, dokument i cili mban fotografinë e tij.
Shtetasi Përparim Voda është person i shpallur në kërkim nga D.V.P.Kukës, pasi Prokuroria Kukës ka dërguar Urdhër për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masë sigurimi “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Gjithashtu ky shtetas nga ZQK INTERPOL TIRANË është shpallur në kërkim pasi INTERPOL ROMA në datë 25.10.2013 ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar ku Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 6 vjet burg (i mbeten për të vuajtur 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burg), për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe ” Pjesmarrje në organizatë kriminale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.