U rrëzua nga ulliri, ndërron jetë pedagogu i Universitetit të Gjirokastrës
October 29, 2022

62-vjeçari i cili humbi jetën sot në Ksamil teksa ishte duke mbledhur ullinj, është Gëzim Redhi. Ai ka qënë pedagog në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.1, Ksamil, ku Redhi ka një shtëpi të vogël për pushime verore dhe 2 rrënjë ullinj, të cilat po i mblidhte me familjarë të tjerë. Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe ka ndërruar jetë. Një vdekje e ngjashme ndodhi edhe në Vlorë, ku një burrë humbi jetën pasi u rrëzua nga pema teksa ishte duke mbledhur ullinj.