UEFA zbardh akuzat ndaj Serbisë dhe Shqipërisë. Vendimi më 23 tetor
Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e saj, UEFA konfirmon se është hapur hetimi për shkeljet që mendohet se kanë kryer të dyja skuadrat në stadiumin e Beogradit.
Procedimet disiplinore janë hapur kundër Shoqatës së Futbollit të Serbisë (FSS) për mos ndalimin dhe hedhjen e fishekzjarreve dhe raketave (neni 16 (2b dhe c) rregullores disiplinore të UEFA-s), shqetësimet e ardhura nga turma (Neni. 16 (2H) DR), pushtimi i fushës nga prkrahësit (Neni. 16 (2a) DR), organizimi i pamjaftueshëm (neni. 16 (1) DR) dhe përdorimi i dritave lazer (Neni. 16 (2d) DR).
Procedimet janë hapur edhe kundër Shoqatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF) për refuzim për të luajtur (Art. 27 (1) UEFA Rregulloret e konkurrencës) dhe paraqitja e një flamuri të paligjshëm (neni. 16 (2e) DR). Rastet do të trajtohen nga ana e Kontrollit UEFA, Etikës dhe Trupi Disiplinor më 23 tetor.
Akuzat e ngritura, nuk do të thotë edhe detyrimisht dënimi për to. Dënimi do të jepet vetëm nëse do të vërtetohen