Ujërat e zeza dhe mbetjet urbane në fshatin Arshi Lengo, banorët: Rrezik për fëmijët!
May 15, 2015
Prej 12 vitesh banorët e fshatit Arshi Lengo, në Gjirokastër janë të detyruar të jetojnë duke ndjerë kutërbimin e ujrave të zeza dhe prezencën e madhe të mbetjeve urbane. Mungesa e një vendgrumbullimi për mbetjet si dhe rrjetit të kanalizimeve të ujrave të zeza ka bërë që ndotja të jetë shumë e rrezikshme, pasi ato bashkohen edhe me tubacionin e ujit të pijshëm.
Me rritjen e temperaturave, shtohet edhe rreziku i shfaqies së epidemive. Banorët tregojnë se fëmijët kanë shfaqur simptoma të ndryshme për shkak të papastërtive në ambjentin ku jetojnë.
Kanalet e ujrave të zeza janë fare pranë apartamenteve të banimit dhe shkollës 9 vjecare, duke u kthyer në burim infeksionesh.