Ulja e numrit të nxënësve, kërkohet shkrirja e gjimnazit të Libohovës, kundërshtojnë banorët dhe Këshilli Bashkiak

Për shkak të uljes së numrit të nxënësve, është propozuar bashkimi i gjimnazi të Libohovës me një shkollë 9-vjecare. Kundër kësaj ideje ka dalë Këshilli Bashkiak Libohovë, kryetarja Luiza Mandi dhe qindra banorë që kanë nënshkruar një peticion. Kryetarja e bashkisë ka reaguar së fundi përmes një deklarate, si dhe ka publikuar vendimin e Këshillit Bashkiak.

Reagimi i plotë i Mandit. 

? KUNDËR PROPOZIMIT PËR BASHKIMIN E GJIMNAZIT “11 SHKURTI” ME SHKOLLËN 9-VJEÇARE?

? Dy ditë më parë Këshilli Bashkiak i Libohovës vendosi në mënyrë unanime të refuzojë propozimin e Zyrës Arsimore Gjirokastër-Libohovë-Dropull, për bashkimin e gjimnazit “11 Shkurti” me shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”.

? Kjo zyrë e mbështet propozimin në faktin e uljes së numrit të nxënësve që frekuentojnë këtë gjimnaz. Është e vërtetë që ka ulje të numrit të nxënësve nga viti në vit, njësoj siç ndodh edhe në zona të tjera të vendit. Sikundër është e vërtetë gjithashtu që ka precedentë në shkolla të tjera, ku pavarësisht uljes së numrit të nxënësve, nuk është bërë bashkimi me një institucion tjetër arsimor.

? Libohova ka edhe një specifikë tjetër si bashki. “11 Shkurti” është i vetmi gjimnaz që ne kemi dhe si i tillë nuk mund të shkrihet, por të mbështetet për të vijuar traditën e madhe arsimdashëse që ka Libohova dhe për të përmbushur nevojën e të rinjve që duan të kryejnë studimet e shkollës së mesme.Unë personalisht jam kundër këtij propozimi. Mbështes pa kushte vendimin e Këshillit Bashkiak dhe peticionin e qindra libohovitëve që kanë nënshkruar për të kundërshtuar bashkimin e gjimnazit me shkollën 9-vjeçare.

? Gjithcka tjetër ka në dorë bashkia për ta adresuar pro blemin në institucionet qeveritare, do ta bëjë dhe do të insistojë që gjimnazi “11 Shkurti” të mbetet i tillë.

? Personalisht do të ushtroj të gjithë ndikimin tim si kryebashkiake dhe si prind, në mënyrë që gjimnazi të vijojë punën siç ka bërë për 50 vite me radhë.Shpresoj dhe dua fort të besoj se nuk do të merret një vendim i tillë në vjeshtë.?