Universitetet, ja datat e shpalljes se fituesve

Pamje-nga-Universiteti-i-GjirokastresFituesit e universiteteve për vitin akademik 2014-2015 pritet të shpallen në mes të muajit shtator. Lajmi për “Gazeta Shqiptare” bëhet me dije nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, e cila sqaron se fillimisht do të shpallen fituesit e kandidatëve që do t’u nënshtrohen konkurseve. Bëhet fjalë për të gjithë ata kandidatë, të cilët gjatë plotësimit të Formularit A2 kanë zgjedhur programe studimi pranë Universitetit të Arteve të Tiranës, Universitetit të Sporteve të Tiranës, si dhe disa nga degët e Universitetit të Shkodrës e Elbasanit. “Nga data 1 deri në 10 shtator shpallen fituesit e gjithë atyre kandidatëve që kanë zgjedhur degët me konkurrim. Pasi të mbarojnë konkurrimet, nga mesi i shtatorit fillon shpallja e fituesve në degët e tjera”, – u shpreh Malaj. Gjithashtu, ajo theksoi se kjo procedurë nuk penalizon kandidatët e ‘konkurseve’. “Kjo bëhet për efekt të gjithë atyre konkurrentëve që, përveçdegëve me konkurrim kanë zgjedhur dhe degë të tjera, në mënyrë që të mos penalizohen”, – u shpreh zëvendësministrja.

REGJISTRIMI

Ndërkaq, sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, shpallja e fituesve të raundit I, pra e atyre maturantëve që kanë plotësuar Formularin A2, do të zhvillohet në dy faza: e para, që është regjistrimi online, pas shpalljes së listës së fituesve në universitete dhe faza e dytë, që është regjistrimi me dokumentacionet e kërkuara sipas udhëzimit përkatës të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në sekretaritë e fakulteteve pranë institucioneve të arsimit të lartë publik, ku janë shpallur fitues. Ndërkohë që, vetëm pasi të jenë përmbyllur këto dy faza, do të nisë aplikimi përmes Formularit A3. Më herët u diskutua mundësia që pranimet në universitete për vitin akademik 2014-2015 të bëheshin vetëm me një raund, duke mos iu dhënëmundësi maturantëve mbetës të aplikonin përmes Formularit A3. Por, vendimi i qeverisë me nr. 517, i cili mban datën 1 gusht 2014, përcaktoi të kundërtën. Ndërkaq, ‘përfituesit’ më të shumtë pritet të jenë ata kandidatë, që kanë rezultuar mbetës në provimet e Maturës Shtetërore, por që do t’i japin ato gjatë sezonit të vjeshtës.