Universiteti i Gjirokastrës hap 5 programe të reja studimi profesionale 2-vjeçare (VIDEO)
August 11, 2018

Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër pritet të çelë për vitin akademik 2018-2019 , 5 programe të reja studimi profesionale 2-vjeçare. Kjo sipas stafit akademik do të rrisë frekuentimin e universitetit, në një kohë që numri i maturantëve është përgjysmuar në rang qarku, prej migrimit drejt qendrës së vendit apo prej emigracionit të familjeve të reja.