Universiteti i Gjirokastrës, më pak studentë edhe në fazën e dytë të aplikimeve. Disa degë drejt mbylljes
810 kandidate kane aplikuar ne fazen e dyte per te nisur studinmet e larta ne Universitetin “Eqrem Çabej” ne Gjirokaster. Numrin me te madh te aplikuesve, 490 e mbajne programet dy vjecare profesionale, ku hyjne ata me mesatare nen noten 6. Dega e Mesuesise eshte pak e kerkuar, nisur edhe nga kriteri i pranimit me note mesatare mbi 7 i vendosur nga qeveria.
Nga data 27 shtator e deri me 6 tetor kandidatet fitues te fazes se dyte, duhet te bejne regjistrimin me dokumenta prane sekretarise se ketij Universiteti, ndersa raundi i trete, eshte mundesi shume e mire edhe per ata qe nuk e kishin renditur universitetin e Gjirokastres ne te perzgjedhurin e tyre.
Pranë universitetit ‘Eqrem Çabej’ janë regjistruar gjatë fazës së parë 163 të rinj ku kanë preferuar më tepër degët e ekonomikut, infermierisë dhe teknologjise se informacionit.