Ura e Hoshtevës, reagon PD Gjirokastër: E shembi arroganca e qeverisë, i bëjmë thirrje Ramës të lërë Facebook-un

 

Partia Demokratike në Gjirokastër ka reaguar me anë të një deklarate për shembjen e Urës së Hoshtevës në Zagori. Ajo e quan një akt kriminal dhe kërkon të fillojë ndjekja penale për përgjegjësit e kësaj që ka ndodhur. Sipas PD-së dhe specialistëve me të cilët ajo është konsultuar, ura kërkonte 7 milionë lekë të vjetra për tu restauruar. Më poshtë deklarata e plotë.

(Shembja e urës së Hoshtevës si kronika e një vdekje të paralajmëruar)

Sot rreth orës 01 00 banorët e Hoshtevës/Zagori në kushtet e një moti me shi të rrëmbyeshëm u bënë dëshmitarë të shembjes së urës mbi 200 vjeçare të fshatit të tyre,monument kulture.

Në nëntorin e vitit të kaluar banorët e kësaj zone, Shoqata Zagoria, urbanisti Besnik Alia, mediat lokale dhe ne si opozitë u kemi kërkuar me zë të lartë Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Libohovë, Drejtoroisë së Monomenteve të Kulturës, Pefekturës etj ndërhyrjen urgjente për të shmangur rënimin e Urës në fjalë të cilës i kishin dalë themelet nga gryerjet e lumit të rëmbyeshëm.

Një grup specialistësh dhe urbanistësh me origjinë nga Zagoria së bashku me shoqatën e tyre ndërmorën një inisiativë për mbledhje fondesh dhe restaurimin e urës me kontribut vullnetar e në bashkëpunim me Monomentet e Kulturës.

Por institucionet përgjegjëse nuk e vunë ujin në zjarr.

Madie specialistët që paraqitën një alternativë për zgjidhjen e problemit me duke përforcuar bazamentin jo vetëm që nuk u dëgjuan, por edhe u kërcënuan për largim nga puna.

Ministria e Kulturës zj. Mirela Kumbaro e mori vet përsipër investimin dhe përkujdesjen për urën. Në një intervistë ajo dha garanci se ura nuk kish rrezik shembje për momentin dhe në të do investohej në vitin që jemi.

Por moti me rreshjet e shiut nuk ishte elektorat i bindur i Rilindjes arrogante, dhe as viktimë e dokrave të tyre të propagandës mediatike.

Moti e sfidoi dhunshëm paaftësinë e qeveritarëve qëndrorë dhe lokalë në mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe menaxhimit të territorit.

Sipas specialistëve ura e bukur dhe funksionale për banorët e Hoshtevës monument kulture u shemb për vetëm 700 mijë lek të rinj.

Në fakt, atë urë nuk e shembi përoi i rrëmbyeshëm.Përoi i tillë ka qenë aty përgjatë dy shekujsh. Atë urrë e shembi paaftësia dhe arroganca e qeveritarëve tanë hajdutë dhe kriminelë që nuk pranojnë asnjë mendim jashtë stanit të tyre,asnjë alternativë, asnjë sugjerim.

Mosveprimi i strukturave përgjegjëse shtetërore në nivel qëndror dhe në nivel lokal është një akt kriminal.

U bëjmë thirrje organeve përgjegjëse të fillojnë menjëherë hetimet dhe të vendosin para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë përgjegjësi për këtë akt kriminal të konsumuar para syve të opinionit publik.

Gjithashtu vazhdojmë ti bëjmë thirrje “Kryerilindësit” ta lërë faacebuk-un dhe propagandën, por të marë masat për ndërtimin e urrave të Dropullit që kanë lënë pa komunikim dhjetra fshatra, të shembura gjatë rreshjeve të nëntorit, të shmangin me ndërhyrje shembjen e urës së Kordhocës në Lazarat (monument kulture), të Nivanit, fshatit të rilindësit të vërtetë Andon Zako Çajupi, si dhe urat e Zhulatit, Valaresë etj, rrugët dhe banesat e rrezikuara nga shembja në rrethin e Gjirokastrës në qytet dhe fshatrat përreth.