Vaksinimi në Gjirokastër, gruaja e moshuar: Falenderoj Edi Ramën, marrtë nga ditët tona… (VIDEO)
Në Gjirokastër vijon procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 70 vjeç. Ministri Çuçi dhe drejtuesi politik i PS ka publikuar një video ku shfaqen disa të moshuar duke folur pas vaksinimit. Mes tyre një grua nuk i kursen vlerësimet për kryeministrin Edi Rama.
“Falenderoj Partinë Socialiste, Edi Ramën, që mendon për neve pleqtë dhe marrtë nga ditët tona”, tha e moshuara.
Ndërkohë Çuçi shkruan në Facebook
“Sa duruam deri më tani nuk do të presim më për t’iu rikthyer jetës si më parë. Sakrifica e jashtëzakonshme që bëmë së bashku për më shumë se një vit do të jetë thjesht si një ëndërr e keqe që e pamë së bashku. Siguruam vaksinat jashtë çdo parashikimi e pritshmërie. Ne e nisëm vaksinimin dhe ne do ta përfundojmë. Askush s’do të mbetet pa u vaksinuar”.
Shihni videon më poshtë.