Valbona Bushi emërohet drejtoresha e re e Tatimeve në Gjirokastër
August 7, 2019

Sot është emëruar drejtoresha e re e Tatimeve në Gjirokastër.
Ajo është Valbona Bushi, e cila deri më tani ka punuar në Tatime si inspektore kontrolli.
Prezantimi i saj si drejtoreshë para stafit është bërë mëngjesin e sotëm nga ish-drejtori Ilir Metaj. Ky i fundit ndërkohë ka nisur detyrën si drejtor i Kontrollit Tatimor
. Në vjeshtë të këtij viti priten ndryshime të tjera në radhët e drejtuesve të institucioneve në Gjirokastër.